“LiveU” dhe “NASA TV” kanë bashkuar forcat për një speciale “live” që do të transmetohet më 19 korrik, për të festuar 50-vjetorin e zbarkimit në Hënë.

“NASA TV” do të transmetojë “live” nga “Kennedy Space Center”, në Florida, dhomën e kontrollit të misionit “Apollo”, në “Johnson Space Center”, në Houston, dhe “Marshall Space Flight Center”, në Huntsville, Alabama.

Specialja direkte do të ketë dhe intervista me astronautë të “Apollo”, shkencëtarë dhe inxhinierë, që do të ndajnë mendimet personale për zbritjen e njeriut në Hënë.

Source: Teknologji