“NBCUniversal” pritet të lançojë shërbimin e vet streaming, i parashikuar për vitin 2020. “Sky” do të ofrojë shërbim për klientët e tyre, pas blerjes së saj nga kompania partnere e “NBCU”-së, “Comcast”.

“NBCU” bëri të ditur se do të vazhdojë të licencojë përmbajtje për studiot dhe platformat e tjera, duke ruajtur të drejtat për tituj të caktuar për shërbimin e saj të ri.

“”NBCUniversal” ka disa prej pasurive intelektuale dhe talentet më të mira në botë, si para dhe pas kamerës. Shumë prej programeve më të ndjekura në platformat streaming më të njohura sot vijnë prej nesh. Shërbimi ynë i ri do të jetë ndryshe nga ata aktualë në treg dhe do të bazohet në pikat e forcës së kompanisë, me përmbajtjet e mëdha dhe eksperiencën teknologjike, si dhe me shpërndarjen e “Comcast Cable” e “Sky””, -deklaroi shefi Steve Burke.

“Njerëzit po shohin përmbajtjen premium më shumë se kurrë, por ata duan më shumë fleksibilitet dhe vlerë. “NBCUniversal” mund të ofrojë një shumëllojshmëri zgjedhjesh, për shkak të marrëdhënieve tona me reklamuesit dhe partnerët e shpërndarjes, si dhe aftësitë tona të synimeve të dhënësit. Reklamimi vazhdon të jetë një pjesë e madhe e ekosistemit të kësaj fushe dhe ne besojmë se një shërbim streaming, me reklama të kufizuara dhe të personalizuara, do të ofrojë një përvojë të madhe të konsumatorit”.

Source: Teknologji