Çifti i famshëm italian Raffaella Fico dhe Alessandro Moggi i kanë dhënë fund lidhjes. Ndërsa përflitej se çifti do të kurorëzonte lidhjen dy vjeçare në martesë, çdo gjë ka ndryshuar. Arsyeja mendohet të jetë ylli i futbollit Cristiano Ronaldo. Sipas mediave italiane, prokurori sportiv nuk i ka pëlqyer aspak deklaratat e showgirl-it për ish të dashurin e saj Ronaldo. E ftuar në ‘Matrix’, Raffaella i ka dalë në mbrojtje futbollistit ndaj akuzave kundër tij për përdhunim.

Raffaella, e cila ka qenë e lidhur me Ronaldon për 11 muaj në vitin 2009, tha që CR7 ishte një ‘zotëri i vërtetë’. Çifti ka fshirë fotot e njëri-tjetrit nga rrjetet sociale. Ndërsa revista CHI, raporton se Fico është rikthyer përsëri pranë Mario Balotelli, babait të vajzës së saj Pia. Ndërsa Moggi ka lëvizur drejt Milano ku ka marrë një shtëpi dhe jeton vetëm.

Source: Tendence