Magjistari dhe aktori i njohur amerikan, Ricky Jay u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare nga shkaqe natyrore në Los Angeles. Ai ka luajtur në filma si “Boogie Nights”, “Magnolia” dhe “Tomorrow Never Dies”. I lindur në Brooklyn, Jay nuk ka folur asnjëherë publikisht për fëmijërinë e tij. Data e lindjes së Jay nuk dihet saktësisht dhe mendohet rreth viteve 1946-1948. Aktori ka performuar për herë të parë në publik në moshën 4-vjeçare dhe luajti në një numër komedish. Kohët e fundit, ai luajti rolin e Eddie Sawyer në sezonin e programit televiziv Deadwood.

Source: Tendence