Babai i aktores së famshme Sandra Bullock, John është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare. Anëtarët e familjes së aktores konfirmuan ndarjen e tij nga jeta. Motra e vogël e Sandra, Gesine Bullock-Prado, ishte e para që komentoi lajmin tragjik dhe e konfirmoi lajmin në rrjetin social “Instagram”: “John Wilson Bullock 11 shkurt 1925 – 18 shtator 2018”. John ishte drejtor i Shërbimit Postar Ushtarak të Ushtrisë Amerikane në Europë.

Source: Tendence