Bota e muzikës është në zi pas lajmit se bashkëthemeluesI dhe kitaristi i grupit të rokut “Jefferson Airplane”, Marty Balin u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e të ndjerit, por nuk u specifikua shkaku i vdekjes

Balin, emri i vërtetë i së cilit është Jerel Buchwal, fitoi famë me grupin në vitet 1960 me hite si “White Rabbit”. Ai u largua nga grupi në vitin 1970, por më vonë u rikthye së bashku me disa nga anëtarët e saj nën emrin “Jefferson Starship”. Muzikanti u fut në ‘Rock and Roll Hall of Fame’ në vitin 1996.

Source: Tendence