Aktorja e njohur Hayden Panettiere kohët e fundit është duke kaluar një situatë të vështirë në jetën e saj personale. Që pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Wladimir Klitschko ajo po përballet me disa situata mjaft të pakëndshme.

Vajza e saj, Kaya prej më shumë se 1 viti është duke jetuar me të atin, pasi nuk mbështet lidhjen e së ëmës me Brian Hickerson.

Dy muajt e fundit ajo ka treguar në media se Brian ka ushtruar dhunë mbi të dhe prandaj ajo ka vendosur që t’i japë fund historisë 1-vjeçare. Aktualisht gjykata po punon për të zbardhur ngjarjen dhe Brian është në ndjekje penale.

Source: Tendence