Ndërron jetë në Londër, në moshën 93-vjeçare, Tom Jago, mjeshtër dhe krijues i pijeve alkoolike si “Baileys”, “Malibu” dhe “Johnny Walker Blue Label”. Biznesmeni britanik është cilësuar si mbreti i distiluesve të alkoolit. Në vitin 1974 krem-whisky “Baileys” fitoi çmimin e pijes alkoolike më të shitur në botë. Lajmërimin për vdekjen e Jagos e ka dhënë e bija, e cila shpjegoi gjithashtu se vdekja e të atit ishte shkaktuar prej komplikimit të një frakture pësuar nga një aksident.

Source: Tendence