Ka kaluar thuajse gjysmë shekulli nga lindja e televizorit me ngjyra, por mbi 7000 familje në Mbretërinë e Bashkuar shikojnë ende bardhezi. Kjo e dhënë bazohet në analizën e “TV Licensing”.

Pavarësisht rritjes së përdorimit të televizorëve të zgjuar, po ashtu edhe tablet e smartphone për të parë përmbajtje televizive, 7161 familje në Britani e kanë refuzuar teknologjinë moderne, madje nuk kanë preferuar as televizorët e thjeshtë me ngjyra.

Zëdhënësi i “TV Licensing”, Jason Hill deklaroi: “Mbi rreth gjysma e televizorëve në Britani tani lidhet me internetin, kështu që është interesant fakti që mbi 7000 familje zgjedhin ende të shikojnë programet e preferuara në televizor bardhezi”.

Source: Teknologji