Sezon pas sezoni, “Game of Thrones” është bërë gjithnjë e më shumë një serial kolosal, cituar sipas medieve, vite dritë larg me çdo krahasim në fushën e prodhimeve televizive. Që nga cilësia e efekteve speciale te madhështia e skenave të betejave, drama fantazi e “HBO”-së ka tejkaluar edhe veten, duke ardhur çdo herë e në ngritje.

Kështu pritet të jetë dhe në sezonin 8 dhe të fundit të serialit, që pritet të transmetohet në vitin 2019, ku përflitet se do të jetë beteja më e fuqishme ndonjëherë, aq sa do të zbehë gjithçka që është parë deri tani, jo vetëm në “Game of Thrones”.

“Entertainment Weekly” zbulon se për të realizuar një skenë të tillë produksioni kishte parashikuar 55 ditë xhirime natën në tre sheshxhirime të ndryshme në hapësirë.

Edhe aktori Peter Dinklage e përshkruan rezultatin final si tepër brutal, duke theksuar se krahasuar me të Beteja e Bastardëve duket si park tematik.

Source: Televizion