Transmetuesi japonez “NHK” njoftoi se kanali i ri 8K pritet të lançohet më 1 dhjetor. Fillimisht do të transmetojë 12 orë në ditë, nga ora 10:00-22:00.

“NHK”-ja do të lançojë gjithashtu në të njëjtën kohë edhe “NHK BS4K”.

Kanali 8K do të ofrojë programacion të variueshëm, që nga muzika, filmat dhe dokumentar, por edhe pamje nga Toka, të realizuara nga ISS-ja dhe NASA.

“NHK”-ja bëri të ditur se kanali me programacion të plotë në 8K do të startojë prej vitit 2020, fokusuar te Lojërat Olimpike të Verës dhe ato Paraolimpike të Tokios.

Source: Teknologji