“Samsung” ka krijuar një softuer për televizorët e vet, që do t’u mundësojë përdoruesve ta kontrollojnë direkt përmes valëve cerebrale. “Project Pontis” synon ta bëjë televizorin të aksesueshëm edhe për personazhet me vështirësi fizike.

Kompania bëri të ditur se synimi është që t’u mundësojë shikuesve me aftësi të limituara fizike të ndryshojnë kanalet dhe të kontrollojnë volumin e zërit përmes trurit.

Projekti u realizua në bashkëpunim me “Center of Neuroprosthetics of the Ecole Polytechnique Fédérale de Lausanne”, në Zvicër, dhe u prezantua gjatë një eventi në SHBA.

Prototipi aktual përdor “eye tracing” për të vendosur se kur një përdorues ka zgjedhur një program. Sistemi është në gjendje të zhvillojë një profil që do t’i mundësojë përdoruesit një listë me përmbajtje, të cilat mund të zgjidhen direkt përmes syve.

Source: Teknologji