“E ardhmja e televizionit pritet të dominohet nga katër mega kompani globale”. Kështu deklaroi Steve Cahall i “RBC Capital”, në panelin e analistëve të “Wall Street”, në konferencën “NATPE”. Sipas Cahall, në pak vite, televizioni do të rrotullohet rreth “Netflix”, “Amazon”, “Disney” e “Apple”.

“Nëse nuk punon për një nga këto kompani, hapi pasues do të jetë të zbulohet se si të përshtatesh në një botë ku ato bëhen gjithnjë e më dominuese”.

Sipas tij, rritja e katër kompanive të mëdha ka të ngjarë që të ndikojë që kompanitë e tjera të bashkohen me njëra-tjetrën ose të dalin jashtë biznesit.

Për Michael Nathanson, i “MoffettNathanson”, vala e shkrirjeve dhe blerjeve brenda sektorit është e destinuar të ndalë në muajt e ardhshëm: “Mendoj se jemi në erën e fundit të konsolidimit gjeneral, të ndryshimeve të mëdha”.

Source: Teknologji