“The Hollywood Reporter” zbuloi se kolosët e shërbimit streaming, “Netflix” e “Amazon Prime Video”, po marrin në konsideratë versionin IMAX për prodhimet e tyre kinematografike dhe janë në bisedime për të vendosur për një publikim potencial në këtë format.

“Po diskutojmë me të gjitha shërbimet streaming për një version IMAX”, – deklaroi shefi ekzekutiv i “IMAX”, Richard Gelfond, në konferencën “Goldman Sachs Communacopia”. “Analogjia më e afërt është me kompanitë ajrore. Është njësoj si me zgjedhjen e klasit të parë duke pirë shampanjë dhe si të ulesh në radhë të fundit. Kemi vënë re se njerëzit janë më të interesuar për këtë version”.

Gelfond përmendi “First man”, i Damien Chazelle, si shembullin e parë të avantazhit për të parë një film në formatin IMAX.

Richard Gelfond ka biseduar dhe me prodhuesit e “home theater”, si “DTS”, për ta çuar eksperiencën IMAX në shtëpitë e njerëzve.

Source: Teknologji