“Netflix” e ”Amazon Prime” mund të jenë të detyruar të kenë 30% përmbajtje nga vendet europiane në paketat që u ofrojnë klientëve. Një akord paraprak u ratifikua dhe sipas departamentit të Komisionit Europian dedikuar internetit dhe risive dixhitale, mund të bëhet ligj në dhjetor.

Kompanitë e streaming duhet të komisionojnë spektaklet dhe filmat prodhime europiane, t’i blejnë ose të kontribuojnë në fondet kinematografike kombëtare.

Në momentin që pr/drafti mund të shndërrohet në ligj, vendet e BE-së do të kenë 20 muaj në dispozicion për ta aplikuar.

“Netflix” është shumë pranë 30% të kërkuar nga BE-ja, që muajin e ardhshëm pritet të publikojë të dhënat mbi cilësinë e përmbajtjeve europiane të ofruara aktualisht nga platformat streaming.

BE-ja po punon edhe për disa rregulla që do të mundësojnë t’u kërkojë kompanive si “YouTube” të paguajnë një përqindje taksë më të lartë për të drejtat, si për regjisorët dhe për muzikantët.

Source: Teknologji