“Netflix” e mbylli tremujorin e tretë me përfitime mbi pritshmëritë, por gjen rastin për të kritikuar detyrimin e kuotave të filmave dhe serialeve televizivë të rezervuara për prodhimet europiane. Pati 4 miliardë dollarë arkëtime me 6.96 milionë abonentë, më shumë se parashikimi.

Administratori i përgjithshëm, Reed Hastings kritikoi rregullat e reja të tregut audioviziv të miratuara nga Parlamenti Europian, që imponojnë 30% prodhime europiane, që çon në ndryshimin e katalogut.

“Preferojmë të përqendrohemi që ta bëjnë sa të mirë shërbimin për abonentët, duke përfshirë prodhime lokale dhe jo duke ulur kuotat e kënaqshme. Kuotat, pavarësisht dimensionit të tregut, mund të ndikojnë negativisht në eksperiencën e klientit dhe në krijimtari”, -deklaroi Hastings.

“Do të vijojmë të shpërndajmë përmbajtjet tona origjinale ndërkombëtare, me projekte që përfshijnë Indinë, Meksikën, Spanjën, Italinë, Gjermaninë, Brazilin, Francën, Turqinë dhe Lindjen e Mesme, sa për të përmendur disa”.

Source: Teknologji