Suksesi i “Netflix”, në pjesën më të madhe, vjen prej teknologjisë. Zakonet e shikuesve regjistrohen dhe studiohen dhe algoritmi vendos se cilat përmbajtje të tregojë dhe cilat nuk bëjnë. Por, është një mënyrë veprimi që nuk shkon kur punon me emrat e mëdhenj të Hollywood-it.

Në pak kohë, “Netflix” kaloi nga platforma me katalogun më komplet te prodhimi i filmave dhe serialeve. Por, për të bashkëpunuar me emra të mëdhenj të kinematografisë botërore, nuk mjaftojnë të dhënat e platformës për të realizuar një projekt. Sepse, nuk mund t’u thuash vëllezërve Coen se skenari duhet riparë, sepse sipas të dhënave publiku nuk e pëlqen këtë zgjedhje. Emrat e tyre vlejnë më shumë se çdo e dhënë. Dhe për hir të bashkëpunimit, duhet ulur koka.

Cary Joj Fukunaga e kishte përkufizuar “Netflix”, siç shkruan “The Post”, “një kompani të dhënash”. “Mund të shikojnë skenarin tënd dhe të të thonë “E dimë që do të humbasim spektatorë nëse do të xhirohet kjo skenë”. Nuk flitet as për opinione, por për të dhëna. Algoritmi ka gjithnjë të drejtë”.

Por, industria e kinemasë nuk punon në këtë mënyrë. Kështu që platforma ka bërë kompromise. Sipas të dhënave, “GLOW” duhet të ishte anuluar, por duke qenë se ishte strategjike të bashkëpunoje me një autore si Jenji Kohan, u investua edhe për një sezon të dytë. Sipas të dhënave, kur ndjekësit shikojnë emra të njohur, tërhiqen më shumë ndaj projektit kinematografik.

Source: Teknologji