Prej vitesh “Netflix” ka vijuar me strategjinë që abonentët e saj janë të parët, pra streaming para kinemasë, por për të marrë pjesë në eventet e filmave, si “Oscar”-i, duhet të respektojë rregullat e tyre, filmat duhet të kalojnë njëherë nga kinemaja për të hyrë në garë.

Për herë të parë, tre filma të “Netflix”, “Roma” i Alfonso Cuarón, “The Ballad of Buster Scruggs” i vëllezërve Coen dhe “Bird Box” i Susanne Bier do të jepen më parë në kinema më pas në platformën streaming.

Por, nuk është një ndryshim në këtë drejtim. Filmat nuk do të kenë një shpërndarje kinematografie. “Netflix”-it i intereson të bëjë aq sa mjafton për të shkuar në “Oscar” me prodhimet e saj më të mira, për të garuar në kategorinë “Best Movie”. Për kompaninë streaming, publiku i shtëpisë mbetet prioritar.

“Roma” do të jepet vetëm në kinematë në Nju Jork, Los Anxhelos dhe në Meksikë. Ndërsa dy të tjerët, në sallat në Los Anxhelos, Nju Jork, San Francisko dhe Londër.

Source: Televizion