Seria më e re e Netflix po merr shumë kritika të mira.

Netflix ka publikuar serinë më të re të “Maniac”.

As ky nuk është një serial me temë të zakonshme, ndërsa në rol kryesor kanë dy aktorët shumë të njohur e të suksesshëm, Emma Stone dhe Jonah Hill.

“Maniac” është “i çmendur”, brilant dhe është një serial që do t’i mbajë shikuesit të ngjitur për ekran deri sa të përfundohen të dhjetë episodet e publikuara.

Seriali po cilësohet si më i miri i këtij viti nga Netflix, ndërsa është një komedi e zezë dhe thriller psikologjik që ju dërgon në një botë krejt tjetër.

Source: Televizion