“”Netflix” është rrjeti i parë televiziv global në botë”. Kështu deklaroi administratori i përgjithshëm i platformës, Reed Hastings.

Hasting foli dhe për lëvizjen e transmetuesit drejt përmbajtjeve aziatike, duke përfshirë 17 prodhime të reja origjinale nga Japonia, India, Tajlanda dhe një serial në gjuhën kineze nga Tajvani.

“Ky është fillimi i forcës transformuese shumë pozitive”, – tha Hastings. “Do të ndihmojë përmbajtjet dhe talentin aziatik të arrijë një audiencë më të gjerë, të re”.

Hastings shpalli përparësitë e ndarjes globale dhe të personalizimit. “Nuk ka pasur kurrë një rrjet televiziv kaq global deri tani”, – i tha audiencës gjatë një eventi për të promovuar lëvizjen e “Netflix” në Azi.

Source: Teknologji