“Netflix” synon të rrisë numrin e titujve që pritet të prodhohen gjatë vitit 2019. Sipas “Financial Times”, platforma streaming ka në program 221 projekte, ndër to 153 origjinale.

Shefi i prodhimeve origjinale për tregun ndërkombëtar, Erik Barmack, “Netflix” është në rrugën e duhur për të dorëzuar 141 projekte për të cilat ishte impenjuar për vitin 2018. Këto konsistojnë në 81 produksione origjinale dhe 60 bashkëprodhime apo programe të marra me licencë nga produktorë të tjerë.

Në maj, platforma streaming deklaroi se për hërë të parë do të shpenzonte 1 miliard dollarë në përmbajtje europiane, kryesisht me tituj nga Britania, Gjermania, Franca etj..

Sipas drejtuesve, kjo është një masë e marrë për të plotësuar kuotën e vendosur nga Komisioni Europian, që u kërkon platformave streaming që të paktën 30% e përmbajtjeve të tyre të kenë origjinë europiane.

Platforma synon të zhvillojë zhanrin “Criminal”, seriale me histori të ambientuara në Francë, Spanjë, Gjermani dhe Britani. Por, gjithashtu janë krijuar seriale të reja për Suedinë dhe vendet e sipërpërmendura, mes të cilëve dhe një vazhdim i “Wallander”, prodhuar nga “Yellow Bird UK”.

Source: Teknologji