Departamenti i kërkimit dhe zhvillimit në “Netflix” zhvilloi një projekt të ri, përmes të cilit synon të sjellë në katalogun e vet eksperiencën që lojtarët e videolojërave e njohin shumë mirë.

Ideja parashikon vibrime gjatë transmetimit të programeve, në mënyrë që shikuesit “ta prekin” skenën.

Për momentin, ky shërbim quhet “Rumble Park” dhe “Netflix” po e eksperimenton me një grup shikuesish, për të mbledhur informacione për ta përmirësuar.

Kohët e fundit “Netflix” është përpjekur që t’i përfshijë sa më shumë shikuesit. Me “Black Mirror: Bandersnatch”, fati i personazhit kryesor është lënë në dorë të shikuesve, përmes opsionit të ndërveprimit.

Source: Teknologji