“Netflix” është bërë aplikacioni që konsumon më shumë banda interneti në botë, me 15% të të gjitha përdorimeve që i dedikohen këtij aplikacioni. Sipas një raporti të kompanisë “Sandvine”, gjatë orëve të pikut në kontinentin amerikan shërbimi i transmetimit arrin 40% të trafikut në internet.

Sipas ekspertëve, globalisht, “Netflix” tejkalon streaming nëpërmjet faqeve të internetit, duke zënë 13.1% të bandave, “YouTube” 11.4%, kërkimi në internet 7.8% dhe streaming për muzikë 4.4%.

Rekordi është kryesisht për shkak të rezultateve në Amerikë, ndërsa në EMEA (Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë) ende dominon “YouTube”, me 30% të bandave, duke lënë pas “Netflix” me 23%.

Në zonën e Azisë dhe Paqësorit renditja është krejtësisht e ndryshme, mbizotërojnë video streaming dhe videot në “Facebook”. Mbi gjysma e trafikut të internetit, 57%, është për shkak të videove, ndërsa përdoruesit e internetit përbëjnë 17% dhe lojëra për 8%.

Source: Teknologji