Një mit i filmave kauboj përkrah të madhit Bud Spencer, dyshja ikonë e ekranit në filmat uestern dhe komedi, Terence Hill feston 80-vjetorin e lindjes.

U bë i njohur pikërisht nga filmat uestern, duke pasur një kimi të jashtëzakonshme me Spencer dhe duke sjellë para ekranit filma të paharrueshëm si “Trinity Is Still My Name”, “Double trouble”, Who Finds a Friend Finds a Treasure”, “My Name Is Nobody”, “They Call Me Trinity”, “Banana Joe”, “Miami Supercops”, “A Genius, Two Partners and a Dupe”

Janë të paktë aktorët që janë si duken. Terence Hill, emri i vërtetë i të cilit është Mario Girotti, është një njeri i butë. Është cilësuar si kauboji i butë. Ka ditur dhe të futet në personazhin e priftit hetues, që di sekretet e të gjithëve dhe i përkrah njerëzit pa paragjykime, personazhi që interpreton në serialin tepër të suksesshëm në Itali, “Don Mateo”.

Source: Tendence