Pierce Brosnan dhe Justin Theroux do t’i bashkohen Ilana Glazer në filmin horror të “A24”, “False Positive”, së bashku me Zainab Jah, Gretchen Mol, Sophia Bush e Josh Hamilton.

Detajet e filmit ende nuk janë zbuluar, por xhirimet kanë nisur.

Pas suksesit në serialin e “HBO”-së, tepër i vlerësuar nga kritika, “The Leftlovers”, Justin Theroux interpretoi në “Bumblebee” si dhe në serialin e “Netflix” “Maniac”, ndërsa ish-ylli i “James Bond”, Pierce Brosnan, bëhet pjesë e horrorit, pas komedisë “Mamma Mia” dhe serialit të “AMC”-së, “The Son”.

Source: Televizion