“Shumë i dehur për të kuptuar se ç’po bëja”. Ky ishte shpjegimi i Nicolas Cage, i cili kërkoi anulimin e martesës me makeup artisten Erika Koike, pas vetëm katër ditësh jetë bashkëshortore. Çifti celebroi lidhjen më pak se njëvjeçare shpejt e shpejt në Las Vegas, më 23 mars. U cilësua si një ndër martesat më të shkurtra në historinë e Hollywood-it.

Në dokumentet e paraqitura, aktori shpjegon se ai dhe Erika Koike ishin të “intoksikuar” nga pija dhe “nuk ishin në gjendje të kuptonin veprimet e ndërmarra”.

Revista “The Blast” shkruan se avokatët e Cage deklaruan se para se të martoheshin Cage dhe Koike pinë derisa u intoksikuan dhe kur Koike sugjeroi që të martoheshin, Cage reagoi instinktivisht pa pasur kthjelltësinë për të kuptuar veprimet e tij.

Source: Tendence