Do të fillojë sonte edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar – “Al Jazeera Balkans”, në Sarajevë.

Filma të ndryshëm nga Ballkani do të vijnë në këtë edicion, që do të përfundojë me ndarjen e çmimeve, me datë 25 shtator.

“Last Minute Cinema” është programi i veçantë i festivalit ku do të shfaqen pesë filma, mes tyre edhe historia e Dragoslavës – një grua e cila fjaloset me burrin e saj dhe ka një jetë të komplikuar me tre nipër e mbesa, apo edhe historia e Esad Lanzo i cili kthehet në Bosnjë, aty ku 25 vite më parë ka kryer një krim, për të cilin ka kaluar kohë në burg.

Në programin zyrtar konkurrues, vjen një dokumentar mbi Mafien serbe dhe Arkanin e Tigrat e tij vrastarë, një tjetër rreth të rinjve nga Rusia e Ukraina të cilët gjenden në një situatë të pazakontë në kohën e rritjes së tyre dhe një dokumentar tjetër interesant mbi njerëzit që u zhdukën e u vranë në kohën e regjimit të Assad në Siri.

Dokumentarët janë realizuar nga regjisorët e Ballkanit por edhe nga regjisorët e shteteve tjera evropiane.

Festivali organizohet nga “Al Jazeera Balkans” në bashkëpunim me “Al Jazeera Institute” në Doha dhe “Al Jazeera Media Network”.

Source: Televizion