Kur është fjala për Lionel Messin, nuk ka asnjë moment të shurdhër. Ai është i famshëm për golat e tij, asistet, dhe aftësitë mjeshtërore në futboll, por fuqia e medieve sociale për të shpikur një debat të ri rreth magjistarit të vogël kurrë nuk mund të nënvlerësohet.

Që nga largimi i Cristiano Ronaldos nga Spanja, krahasimet Messi-Ronaldo kanë rënë, me Ligën e Kampionëve që tani është i vetmi krahasues mes të dyve. Pa Ronaldon? Nuk ka problem. “Twitter” ka gjetur një mënyrë të re krahasimi dhe ajo është “Messi vs Messi”.

Kapiteni i Barcelonës kohët e fundit e ka hequr mjekrën dhe megjithëse është normale për një burrë për ta bërë këtë çdo herë pas here, ‘normaliteti’ nuk zbatohet domosdoshmërish ndaj ‘pleshtit’. Messi me mjekër vs Messi pa mjekër tani është ‘lufta’ e momentit dhe po ‘çmend’ përdoruesit e rrjeteve sociale, sa që edhe Barca Center ka bërë një sondazh online për këtë gjë.

Source: Tendence