Nga sonte e çdo të premte në orën 19:00 në kanalin e “YouTube” në Top Channel nis emisioni “Voilà”.

Informacione, show biz, intervista, paparazzi, të pathënat e personazheve publike shqiptare dhe të huaj.

Intervista me pyetje pikante dhe histori te pa treguara për publikun, projektet në të ardhmen, si dhe projekte te pa realizuara e të mbetura pezull.

Në “Voilà” personazhet publike flasin pa dorashka.

Fansat do të kenë mundësinë të dërgojnë video mesazhe dhe të bëjnë dedikimet e tyre për personazhin që ato simpatizojnë. Romancat e reja, ndarjet, ndryshimet në pamje fizike, stili i jetës së personazheve publike vijnë ekskluzive në “Voilà”.

Emisioni do të jetë në prezantimin e Xhesika Muçaj dhe do të mund t’a ndiqini në livestream në “YouTube”.

Source: Televizion