Sa e bukur mund të ishte një ditë me temë “Pretty Woman”? Protagonistja kryesore e këtij filmi ikonë të viteve ’90, Vivian, ishte një prostitutë e cila u dashurua me biznesmenin Edward. Julia Roberts nuk e ka harruar Vivian dhe tani, 28 vjet më vonë, ofroi një ditë me temë “Pretty Woman”, me një drekë dhe “shopping” në “Rodeo Drive”.

Dita me Roberts u vu në dispozicion nga “Omaze”, për të mbështetur një OJF të dashur për aktoren “GLSEN” (Gay, Lesbian & Straight Education Network).

Shuma e përftuar nga donacionet dhe personi që do të paguajë për këtë ditë do të shkojë për shoqatën, për të mbështetur edukimin e nxënësve gay dhe në luftën kundër bullizmit në shkolla.

Fituesi do të ketë fatin për të kaluar një ditë me Julia Robert dhe mund të bëjnë pazar të shfrenuar me një shumë parash në dispozicion.

 

Source: Tendence