“Netflix” dhe “BBC One” njoftuan realizimin e një mini-seriali të frymëzuar nga romani “Dracula” i shkrimtarit Bram Stoker. Mini-seriali do të ketë tre episode që do të zgjasin nga 90 minuta secili dhe është shkruar e krijuar nga Steven Moffat dhe Mark Gatiss.

Tre episodet do të risjellin publikun në botën e Dracula, vampirit ikonë që e bëri ligësinë magjepsëse. Historia do të ambientohet në Transilvani në vitin 1897 dhe do të ketë si protagonist kontin Dracula, i angazhuar për të ndërtuar plane djallëzore kundër Londrës Viktoriane.

Source: Televizion