Aktori i famshëm kosovar Kushtrim Hoxha ka nisur hapat e një karriere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoxha së fundmi  ka qenë pjesë e një seriali shumë të ndjekur e të vlerësuar amerikan.

Prodhim i CBS, seriali “Madame Secretary”, që për publikun shqiptar transmetohet nga Top Channel, ka miliona ndjekës në mbarë botën ndërsa është Hoxha ai që ka fituar një rol të vogël në këtë shfaqje televizive amerikane.

E për mundësinë që iu dha dhe pritjen që i është bërë nga ekipi i serialit, Hoxha ka falënderuar aktoren e famshme Tea Leone, e cila edhe ka rolin kryesor.

Source: Televizion