Skenaristi i “The Equalizer”, Richard Wenk po shkruan skenarin e një tjetër “Universal Soldier”, filmi kult i vitit 1992, me regji të Roland Emmerich.

Filmi i dha jetë një sage që zgjati deri në vitin 2012, me tre vazhdime, të gjithë me protagonist kryesore Jean-Claude Van Damme dhe më praninë e Dolph Lundgren. Ishte aftësia e tij që rindërtoi ngjarjet për ta bërë sagën të zgjaste në kohë, me kapitujt modernë thuajse të ndryshëm nga ata të viteve ’90.

Duke folur për “Discussing Film”, Richard Wenk tha se po punon për një vizion të ri të sagës: “Mund të them vetëm se po përfundoj skenarin dhe bëhet fjalë për një fytyrë e re e filmit. Nuk është tamam një vazhdim. Njësoj si për “The Equalizer”, ishte titulli që më frymëzoi për materialet dhe jo vetë filmi”.

Wenk do të jetë dhe regjisori i filmit, xhirimet e të cilit pritet të nisin gjatë këtij viti.

Source: Televizion