Pritja për “Joker” i ka prekur gjithë fansat e “DC Comics”, por dhe dashamirësit e kinemasë. Filmi i përqendruar te armiku i Batman ende nuk ka dalë nëpër salla dhe që tani po flitet për në vazhdim të mundshëm.

Regjisori Todd Phillips deklaroi gjatë një interviste për “Total Film Magazine” se është i gatshëm të xhirojë një vazhdim të “Joker”, por vetëm me një kusht, që në rolin e protagonistit të jetë sërish Joaquin Phoenix.

“Do të bëja gjithçka me Joaquin, në çdo ditë të javës. Nuk ka asnjë tjetër si ai. Nëse do të ishte i gatshëm ta marrë përsipër projektin dhe nëse “Warner” do të ishte e gatshme, do të realizonim diçka fantastike”.

Joaquin Phoenix është shprehur për filmin në këtë mënyrë: “Nuk mund ta klasifikoj brenda një zhanri. Nuk di të them nëse është një film superheronjsh, apo një film studioje. Duket unik. Gjëja më e rëndësishme është se Todd duket tepër i pasionuar dhe entuziast me projektin”.

Source: Televizion