Disa javë më parë Chris Pine dhe Chris Hemsworth ishin në një kurs përplasjeje me produksionin e filmit të ri “Star Trek”, për shkak të buxhetit shumë të ulët, në krahasim me “Wonder Woman” dhe “Thor”. Një faktor ky që po i shtyn të braktisin ‘Enterprise’ dhe rolet e tyre ikonike të Kapitenit Kirk dhe babait të tij. Për shumë fansa të sagës fantashkencë do të ishte një goditje e rëndë.

Por, duket se producentja Adi Shankar ka një mendim ndryshe: Të humbësesh Chris Pine si Kapiteni Kirk nuk është diçka e bukur, por nuk është një problem i madh. Aktorët nuk kanë rendësi, sepse ajo që vlen më shumë janë historitë.

Pas kësaj deklarate duket se zgjidhja e mosmarrëveshjeve nuk është në rrugën e duhur dhe filmi rrezikon të humbasë protagonistët…

Source: Televizion