“Sky News” ka transmetuar të parin buletin informativ të realizuar ndonjëherë nën ujë.

“Sky Ocean Rescue” bashkoi forcat me një skuadër specialistësh për të eksploruar dhe hetuar mbi ndikimin e ndotjes së materialeve plastike dhe të ndryshimeve klimaterike në Oqeanin Indian.

Për këtë projekt, u përdorën nëndetëse të specializuara për të eksploruar atolet e Aldabras, e njohur si Galapagosi i Oqeanit Indian.

Aldabra është një zonë si vorbull uji që tërheq shumë mbeturina, sidomos plastike, nga Azia Juglindore.

Source: Teknologji