Pak ditë përpara ndarjes së çmimeve “Oscar” u publikua lajmi se Lady Gaga dhe i fejuari Christian Carino i kishin dhënë fund fejesës së tyre 2-vjeçare. Por, duket se që nga muaji shkurt, vetëm tani kanë dalë në dritë arsyet e kësaj ndarje.

Sipas “UsWeekly”, Chris nuk po e trajtonte mirë këngëtaren dhe kjo bëri që ajo të afrohej më shumë me mikun e saj, aktorin Jeremy Renner, me të cilin aludohet se po nis një lidhje të re.

Gjithashtu burime pranë këngëtares thonë se ishte pikërisht Gaga ajo që vendosi të ndahej nga 49-vjeçari. “Ai kishte nisur të ishte shumë xheloz, përpiqej të ishte me të gjatë gjithë kohës dhe i shkruante në çdo moment. As miqtë e këngëtares nuk e pëlqenin atë.”

Source: Tendence