Një studim i “IHS Markit” zbuloi se në sektorin premium ka një dominim të tregut nga markat koreane. “LG” është lider për OLED, ndërsa LCD është në dorë të “Samsung”.

“LG” kryeson në 56% të tregut OLED me pikun në Europë, ndërsa “Samsung” arrin në 82.6% të LCD në tregun amerikan.

Në Europë, OLED ecën shumë mirë, me preferencë modelet me dimensione mesatare. Në SHBA, konsumatorët synojnë të blejnë televizorë më të mëdhenj dhe për këtë arsye shitjet e LCD janë më të larta.

Bazuar në të dhënat botërore, “Samsung” kryeson me 29.4% të televizorëve me fashë të lartë të shitura në nivel global. Në vend të dytë renditet “LG”, me një kuotë 16.5%

Source: Teknologji