Çdo film i Quentin Tarantino bëhet objekt diskutimi, si për ekscentricitetin e regjisorit, si për temat e përdorura. Këtë herë është radha e “Once upon a time in Hollywood”, që sjell një imazh kompleks të mjeshtrit të arteve marciale.

Në fillim foli kundër e bija e Bruce Lee, Shannon, më pas u prononcua edhe ish-basketbollisti Kareem Abdul Jabbar, i cili ka interpretuar në krah të Bruce në “Game of Death”, filmi i fundit i aktorit nga Hong Kongu.

“Tarantino ka talentin artistik për ta përfaqësuar Bruce si preferon, por e ka paraqitur në një mënyrë të papërshtatshme dhe në disa drejtime raciste që dështoi si artist e si person. E adhuroj Tarantinon, është brilant, çdo film të tij e pres si një event, duke e ditur se esenca e filmave aksion të viteve ’60-‘70 nuk është thjesht një haraç për veten e tij. Kjo është pikërisht ajo që i bën skenat me Bruce Lee të papërshtatshme, veçanërisht për mungesë të vetëdijes kulturore”.

Source: Televizion