Ndryshim rregullash nga amerikania “Recording Academy”. Për të prezantuar një material të vlefshëm për kandidatura në “Grammy Awards 2020” do të ketë më pak kohë, për mos të penguar ceremoninë “Oscar”.

Në “Grammy” mund të kandidohen vetëm këngë dhe albume të dala para 31 gushtit 2019 dhe jo më deri në shtator, siç ka ndodhur zakonisht.

Ceremonia e vitit të ardhshëm të “Grammy” do të përshpejtohet me 3 javë, për mos të rënë në të njëjtën ditë me atë “Oscar”.

Kjo është hera e dytë në 44 vjet që ndryshohet data. Ndodhi dhe në vitin 2009, për mos të rënë në të njëjtën kohë me Olimpiadën Dimërore në Vankuver.

Source: Televizion