Investimet në OTT vijojnë të rriten dhe sipas “Warc” parashikohet që në 5 vitet e ardhshme të arrijnë në rreth 129.3 miliardë dollarë.

Në raportin e fundit të kompanisë thuhet se rreth 46.6 miliardë dollarë pritet të investohen në platformat video-on-demand (AVoD) deri në vitin 2023, thuajse dyfishi i përdorur deri tani.

“Oreksi në rritje i shikuesve për përmbajtjet video në çdo aparat është ushqyer edhe nga shërbimet SVoD si “Netflix””, -deklaruan përfaqësues të “Warc”. “Por janë platformat AVoD që ofrojnë mundësinë që reklamuesit të ndërveprojnë me të dhëna të pasura me konsumatorë me synim të caktuar gjatë përmbajtjeve angazhuese”.

Në nivelin strategjik, sipas “Warc”, oreksi i konsumatorëve për streaming cross-device po krijon një ndikim. Rreth 81% e konsumatorëve tani thonë se është e rëndësishme që ata të mund të shikojnë programet televizive sa herë që duan.

Source: Teknologji