Një pako e dyshimtë, e ngjashme me ato që janë vendosur ditët e fundit në disa qytete në SHBA, iu dërgua restorantit të aktorit Robert De Niro, në Nju Jork.

Duke cituar burimeve të policisë, “NBC”-ja bëri të ditur se një objekt u dërgua në “Tribeca Grill”, mëngjesin e të enjtes.

Me sa duket, ky është objekti i tetë shpërthyes që u vihet kundërshtarëve të presidentit amerikan, vetëm këtë javë. De Niro ka qenë një kundërshtar i fortë i Dondal Trump, madje e ka përkufizuar edhe si “katastrofë kombëtare”.

Policia e Nju Jorkut bëri të ditur se në momentin e vënies së objektit të dyshimtë nuk kishte njeri në ndërtesë.

Source: Tendence