Këngëtari i njohur, Adam Levine ka hequr dorë nga “The Voice”, pasi kërkon të merret me një projekt të ri. Ai ka qenë pjesë e këtij kompeticioni për 16 sezone me radhë, që prej vitit 2003 e deri më tani. Largimi i tij nga programi i ka habitur dhe mërzitur në të njëjtën kohë të gjithë fansat e këngëtarit.

Po kush do ta zëvendësojë këngëtarin e njohur në juri? Sipas medieve të huaja, kandidatja kryesore është Christina Aguilera. 38-vjeçarja ka qenë dhe më parë pjesë e jurisë së “The Voice”, në sezonin e parë, të tretë, të pestë, të tetë dhe të dhjetë.

Source: Tendence