Televizorët zënë një vend dominues në shtëpitë tona dhe gjithnjë e më shumë tendencat janë që të bëhen më të mëdhenj. Kompanitë prodhuese janë në konkurrencë të vazhdueshme për cilësinë dhe llojshmërinë dhe tashmë “Samsung” vjen me risi interesante.

Pas “Samsung Frame TV”, që është edhe një kornizë ku shfaqen vepra të ndryshme arti kur është i fikur si televizor, kompania pritet të lançojë “Window TV”.

Ashtu sikur, “Frame” (kornizë) dhe “Wall” (mur), kompania vendosi të zgjedhë një emër interesant për produktin e ri “Window”, si një dritare e tejdukshme. Dhe ky televizor mund të përdoret përtej shtëpive, si në vitrina dhe mjetet e transportit publik.

Source: Teknologji