“Apple TV+” ka një synim, prioritet do të jetë cilësia dhe jo sasia.

Gjatë një interviste për “The Sunday Times”, zv/presidenti i platformës streaming, Eddy Cue, deklaroi se modeli i tyre nuk do të jetë ai i “Netflix”, që të nxjerrë sa më shumë projekte që të jetë e mundur.

“Do të përpiqemi të jemi më të mirët dhe nuk është e thënë të jesh i pari në prodhime për të qenë më i miri. Është më mirë të krijosh më të mirën sesa të krijosh sa më shumë”.

Sipas Cue, “Apple +” do të përpiqet të marrë më të suksesshmit për televizionin, JJ Abrams, Steven Spielberg e Oprah Winfrey.

Source: Teknologji