Fansat e “Game of Thrones” janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, vetëm që mos të pranojnë fundin e sagës historike, madje edhe të fluturojnë për në Islandë, për të kërkuar këtë kanion.

Fjaðrárgljúfur dikur konsiderohej një perlë e rrallë e natyrës, një vend i virgjër dhe i padëmtuar, por që prej disa skenave të xhiruara aty për “Game of Thrones” dhe një videoje të xhiruar nga Justin Bieber, “I’ll show you” në 2015-n, ky vend mahnitës është shndërruar në një prej zonave turistike më popullore në vend.

Sipas “Associated Press”, Agjencia Islandeze e Ambientit ka vlerësuar se mbi 1 milion persona e kanë vizituar kanionin qëkur këngëtari kanadez publikoi videoklipin, duke shkelur dhe rregullat për kujdesin dhe sigurinë.

Tani që “Game of Thrones” përfundoi, pritet të vërshojnë fansat dhe turistët, për të vizituar vendet e përdorura si sheshxhirim nga seriali i “HBO”-së, edhe pse aktualisht është e ndaluar hyrja.

Source: Televizion