David Arquette ngjall shpresa për realizimin e një kapitulli të pestë të sagës horror “Scream”, gjë që fansat e kanë pritur prej rreth 7 vjetësh.

Gjatë një interviste për “Slasher Radio”, aktori deklaroi: “Do të më pëlqente shumë të realizojë “Scream 5”. Mendoj se Wes Craven (regjisori që u nda nga jeta në vitin 2015) mund të jetë ende pjesë e këtij projekti. Do të ishte thuajse një homazh për të. I adhuroj të gjithë aktorët që kanë marrë pjesë dhe ku i dihet?! Do të ishte argëtuese. Kemi humbur ca fansa rrugës, por besoj se mund të ketë një rilindje dhe në një farë pike do të ketë padyshim nostalgji”.

Nuk është hera e parë që flitet për një ribërje të “Scream”. Skenaristi Kevin Williamson ka deklaruar kohë më parë se ai dhe Wes Craven kishin planifikuar kapitullin e pestë dhe të gjashtë të sagës, që nuk u realizuan asnjëherë.

Source: Televizion