“Dua vetëm një ditë në paqe, ju lutem”. Ariana Grande shfryhet në “Twitter” me një postim që shqetësoi miliona ndjekësit e saj. Ishin të menjëhershme reagimet dhe rrodhën lumë frazat inkurajuese për këngëtaren amerikane.

Nuk ka qenë një periudhë e lehtë për të. Në fillim atentati terrorist në koncertin e saj në Manchester, me dhjetëra viktima, më pas vdekja e ish-të dashurit, reperit Mac Miller. “Jam kaq e lodhur”, – shkruan këngëtarja.

“Everything will be ok”, (gjithçka do të shkojë mirë), shkruan Ariana Grande në postimet e saj në “Twitter”. Një frazë që Mac Miller e kishte qepur në bluza dhe tani këngëtarja e përdor si kurajë ndaj vetes. Ariana ende nuk e ka kaluar këtë moment të vështirë në jetën e saj.

Për ta ruajtur kujtimin e tij, këngëtarja vendosi të kujdeset për qenin, Myron, që e kishin marrë së bashku me Miller, në vitin 2017, dhe që më pas e mbajti ai, pas ndarjes së tyre.

Source: Tendence