Tashmë kanë përfunduar xhirimet e filmit ”Bolero në vilën e pleqve”, skenari i të cilit është me motivet e veprës së Fatos Kongolit me të njëjtin titull.

Regjinë e këtij filmi e ka bërë Spartak Pecani, i cili për realizimin e skenarit ka bashkëpunuar edhe me Linda Fejzaj. Producent është “Eclipss” me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe coproducion i Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Në këtë film luajnë aktorët Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Gentiana Ramadani, Olta Daku, Olta Gixhari, Ledjon Zoi, Afrim Muçaj.

Në qendër të filmit një çift pleqsh që janë të detyruar të jetojnë të vetëm në fundin e jetës së tyre edhe pse kanë tre fëmijë. Biri i tyre u siguron një punëtore shtëpie, në dukje një vajzë e qetë dhe e përkushtuar ardhur nga s’dinë se ku, por vajza e pleqve që në impaktin e parë duket se nuk e pëlqen aspak mysafiren e re në shtëpinë e prindërve ,kjo do të bëj që ajo të shkoj përtej pyetjeve të drejtpërdrejta, duke bërë që të zhbiroj mbi jetën e saj nga ku mëson se me kë ka të bëjë. Punëtorja që jeton në vilë ka një të kaluar të errët për mendimin e vajzës së pleqve, për më tepër edhe prirjet e saj janë në kundërshti me parimet dhe principet që ajo ka. Dhe nuk mbaron këtu…

Source: Televizion