Nuk zotëron skenën vetëm në muzikë, por Rihanna u shfaq si mbretëreshë e vërtetë bukurie, gjatë prezantimit të llojeve të preferuara të saj të makijazheve, gjatë eventit “Fenty”. Këngëtarja sapo festoi njëvjetorin e markës së saj. Bashkoi sërish forcat me “Sephora”, për një produkt të ri.

Gjatë festës së lançimit, në Dubai, Rihanna prezantoi “Stunna Lip Uninvited”, duke e aplikuar në një modele. Më pas përfundoi makijazhin me tonet e saj për sytë, duke i dhënë dorën e fundit me mollëzat.

Vetë Rihanna dukej tepër natyrale, e lyer me ngjyra kafe dhe të arta, për të kombinuar me veshjen po ashtu të artë. Pas demonstrimit, këngëtarja u takua me fansat dhe dha autografe.

Source: Tendence